Postera me figurën e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, janë shfaqur nëpër rrugët e Duisburgut, qytet në perëndim të Gjermanisë.
Posterët ishin varur për të promovuar Partinë e Aleancës së Demokratëve Gjerman (AD-D) dhe në të shkruhej: ‘Qëndroni me miqtë e Turqisë, jepini votën tuaj!’, transmeton portali arbresh.info
Zgjedhjet në Gjermani pritet të mbahen me 24 shtator, ndërsa ekspertët kanë paralajmëruar se procesi zgjedhor mund të has në sulme të shumta kibernetike.
Erdogan i ka bërë thirrje komunitetit turk në Gjermani që të mos votojë partitë që kanë qëndrim armiqësor ndaj Turqisë, duke përfshirë edhe partinë e kancelares Angela Merkel.
Tensionet mes Berlinit dhe Ankarasë janë rritur ndjeshëm pas përpjekjes për grusht shtet gjatë vitit të kaluar./arbresh.info/
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C