Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se homologu i tij rus Vladimir Putin mund të udhëtojë në Turqi më 27 prill për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të termocentralit bërthamor Akkuyu.
Duke folur në një intervistë në ATV-a Haber të mërkurën vonë, Erdogan tha se Turqia është e vendosur të vazhdojë me projektin e termocentralit bërthamor, pavarësisht kundërshtimeve nga opozita, shkruajnë mediat turke.
Ai vuri në dukje se “Putin mund të udhëtojë personalisht në Mersin ose të marrë pjesë përmes telekonferencës”.
E nisur si pjesë e bashkëpunimit Rusi-Turqi, NPP Akkuyu, centrali i parë bërthamor i Turqisë, pasi të përfundojë, pritet të prodhojë 35 miliardë kilovat-orë (kWh) energji elektrike në vit dhe do të plotësojë rreth 10% të nevojave të brendshme të energjisë elektrike.
Sipas kontratës afatgjatë, Rosatom ka rënë dakord të sigurojë projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen, si dhe funksionimin e termocentralit.
Impianti, i cili do të ketë një jetëgjatësi të vlerësuar prej 60 vjetësh me një zgjatje edhe 20 vjet të tjera, do të prodhojë energji pa karbon gjatë gjithë kohës.
Parashikimi i motit për sot
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...