Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot se planifikon të mbajë tubime zgjedhore në Evropë muajin e ardhshëm, por nuk tregoi se në cilat shtete do t’i mbajë këto tubime.
Erdogan, gjatë një takimi të partisë së tij Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) tha se këto tubime janë planifikuar të mbahen nëpër salla sportive.
“Në maj do të mbajmë takimet tona të para në sallat sportive në Ervopë. Të gjitha përgatitjet janë bërë. Tash për tash, nuk dua të tregoj se në cilat shtete do të mbajmë tubime”, tha Erdogan.
Vitin e kaluar, gjatë fushatës për referendum, Erdogan ishte përplasur me liderët evropianë, pasi partia AKP kishte mbajtur tubime zgjedhore në Evropë, ku jeton diaspora turke. Gjermania, Holanda dhe Austria kishin ndaluar këto tubime.
Javën e kaluar, Erdogan ka shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale. Ato do të mbahen më 24 qershor.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...