Partneriteti i përbashkët strategjik i Turqisë dhe SHBA-ve promovon bashkëpunimin e mëtejshëm në fusha të ndryshme, tha të shtunën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit me homologun e tij amerikan, Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
“… Mbi të gjitha, kemi një partneritet strategjik, i cili promovon bashkëpunimin tonë në fusha të ndryshme”, tha presidenti Erdoğan, duke shtuar se ai beson se ky bashkëpunim do të vazhdonte në të njëjtën mënyrë në periudhën e ardhshme.
Presidenti Erdoğan u takua me Donald Trump në kuadër të Samitit të Liderëve të G20 të mbajtur në Osaka të Japonisë, ndërsa dy liderët diskutuan për më shumë se gjysmë ore.
Në deklaratën e tij të shkurtër pas takimit, Erdoğan tha se vëllimi tregtar i vendeve ka arritur në 75 miliard dollarë dhe të dy vendet do të duhej të ndërmarrin hapa në drejtim të industrisë së mbrojtjes.
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...