Erdogan për tensionet Rusi-Ukrainë: Turqia dëshiron paqe në rajon

22:47 | 20 Janar 2022

Turqia dëshiron që paqja të mbizotërojë dhe shpreson që të mos ndodhin zhvillime të tjera negative në rajon, tha presidenti turk duke iu referuar tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shpresa jonë është që t’i takojmë (Presidentin e Rusisë Vladimir) Putinin dhe (Presidentin e Ukrainës Volodymyr) Zelenskin sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojmë që ata të kenë një takim ballë për ballë”, tha Recep Tayyip Erdoğan pas një konference të përbashkët shtypi me presidentin e El Salvadorit Nayib Bukele në kryeqytetin turk Ankara.

Erdoğan nënvizoi se i kushton shumë rëndësi vizitës së tij në Ukrainë dhe vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Turqi.

“Kam një vizitë në Ukrainë në fillim të muajit të ardhshëm”, vuri në dukje ai.

Rusia akuzohet se ka grumbulluar më shumë se 100.000 trupa pranë kufirit të Ukrainës, një lëvizje që ka shkaktuar shqetësime nga Perëndimi se Moska mund të planifikojë një tjetër ofensivë ushtarake kundër fqinjit të saj ish-sovjetik. Kremlini ka mohuar akuzat për një pushtim të afërt, duke thënë se forcat e tij janë atje për stërvitje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara