“Ushtria turke do të shkatërrojë kërcënimin terrorist në Idlib të Siri, pasi kjo ofensivë të përfundojë në Afrin”, ka deklaruar Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër terrorizmit, edhe përkundër thirrjeve për ndalimin e operacionit në Afrin. Pasi ne të mundim terroristët në Afrin, ne do t’i mundim ata në Idlib”, tha ai para krerëve të qeverive lokale, transmeton portali arbresh.info
Ai shtoi se Turqia është e angazhuar të pastrojë zonat veri-perëndimore të Sirisë nga terroristët në mënyrë që të sigurojë kthimin e refugjatëve në atdheun e tyre.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë ka filluar ofensivën kundër kurdëve të sirisë në Afrin me 20 janar.
Damasku ka dënuar veprimet e Turqisë, duke theksuar se ajo është pjesë e Sirisë. Në anën tjetër edhe Moska u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të kufizojnë dhe të respektojnë integritetin territorial të Sirisë./arbresh.info/
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...