Njohja e Somalilandit nga Izraeli është e paligjshme dhe e papranueshme, deklaroi sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ndërsa Izraeli mbron vendimin e tij.
”Ruajtja e unitetit dhe integritetit të Somalisë në çdo rrethanë ka një rëndësi të veçantë për ne. Vendimi i Izraelit për të njohur Somalilandin është i paligjshëm dhe i papranueshëm”, tha Erdogan gjatë një konference për shtyp me homologun e tij somalez, Hassan Sheikh Mohamud në Stamboll.
”Qeveria e Netanyahut, e përgjegjshme për vdekjen e 71 000 palestinezëve, po përpiqet sot të destabilizojë Gadishullin Afrikan pas sulmeve të saj ndaj Gazës, Libanit, Jemenit, Iranit, Katarit dhe Sirisë”, shtoi ai.
Vizita e kreut të shtetit somalez në Turqi, një aleat i ngushtë i vendit të tij, vjen katër ditë pas njohjes së Somalilandit nga Izraeli.
Kjo republikë e vetëshpallur shpalli pavarësinë e saj njëanshme në vitin 1991, në një kohë kur Republika e Somalisë po binte në kaos pas rënies së regjimit ushtarak të autokratit Siad Barre.
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot