Presidenti turk Recep Tajip Erdogan do të zhvillojë një takim me homologun e tij rus Vladimir Putin në qytetin bregdetar rus të Soçit më 5 gusht.
Vizita e tij vjen disa ditë pasi Turqia, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje historike për të rifilluar eksportet e grurit përmes tre porteve të Ukrainës, pas disa muajsh bllokimi për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
Eksportet do të rifillojnë së shpejti, të koordinuara nga një qendër e përbashkët në metropolin turk, Stamboll.
Të mërkurën e kaluar, Erdogan dhe Putin u takuan gjatë një takimi trepalësh me homologun e tyre iranian, Ebrahim Raisi, në Teheran.
Liderët u mblodhën për samitin e shtatë të formatit të Astanës për të diskutuar zhvillimet e fundit në Siri, luftën kundër grupeve terroriste që përbëjnë një kërcënim për sigurinë rajonale, veçanërisht YPG/PKK dhe DEASH, si dhe situatën humanitare dhe kthimin vullnetar të sirianëve./AA/
Tirana kryeqyteti i 4-t më i shtrenjtë në Europë, ja ku ndod...
Kosova, shtet i krizave
Negociatat SHBA-Iran bllokohen, Ngushtica e Hormuzit mbetet ...
Ish-ambasadori i Kosovës për konferencën e Kurtit me Feride ...
Çka nëse Albulena Haxhiu nuk e shpall datën e zgjedhjeve?
Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Nuk ka plan për red...