Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të takohet të martën për herë të parë në Uashington me homologun amerikan, Donald Trump, me shpresën për t’iu bashkuar kauzës së tij në lidhje me disa çështje për të rinisur një frymë të re të marrëdhënieve të tendosura prej disa muajsh.
Raportet mes Turqisë dhe SHBA u përkeqësuan në fund të presidencës së Barack Obamës, të dy vendet kishin qasje të kundërta mbi disa çështje, përfshirë ato në lidhje me milicët kurdë sirianë YPG apo ekstradimin e predikuesit Fethullah Gülen.
Analistët parashikojnë se do të jetë e vështirë për Erdogan për të bindur Trump për këto çështje, duke i hapur rrugën perspektivës së një dimri të gjatë në marrëdhëniet mes SHBA dhe Turqisë, forca e dytë më e rëndësishme e NATO-s.
Vizita e Erdogan vjen në një moment delikat, një javë pas njoftimit nga SHBA se do të pajiste me armë YPG që lufton xhihadistët, këtë kontigjent me milicë kurdë që Ankaraja i konsderon si terroristë.
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...
Kusari-Lila:Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvilli...
Nga 1 prilli, rriten qiratë për bizneset në Pallatin e Rinis...
Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritje...