Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan nga Samiti i Komunitetit Politik, që po mbahet në Tiranë, u shpreh se Evropa duhet të jetë e bashkuar për të përballur sfidat aktuale globale.
“Ne duhet të veprojmë të bashkuar, mbi bazën e bashkëpunimit. Për të tejkaluara krizën e besimit në arenën ndërkombëtare, është e nevojshme të krijohet një arkitekturë e drejtë dhe gjithëpërfshirjes globale, e qeverisjes.
Ky transformimi, i cili do bazohet në parimet e pandashmërisë, duhet së pari të nisë në shtëpinë tonë, në kontinentin Evropian. Ka potencial të jashtëzakonshëm për të bashkuar në fusha si industria e mbrojtje, energjia, korridoret e transportet, tregjet digjitale dhe lëndët e mineralet kritike.
Janë shumë fusha ku ne mund të bashkëpunojmë, në këto kohë kritike, ku diskutojmë të ardhmen e sigurisë evropiane, përpjekjet e BE për të investuar në mbrojtje, janë vërtet të dobishme.
Këto përpjekje duhet të përfshijë edhe aleatë, që nuk janë në BE, në mënyrë që mos të gërryeje rolin thelbësor të NATO-s. Në fakt, me këto lloj ideje, do ishte në interesin më të mirë të sigurisë evropiane. Nëse bëhemi bashkë, bëhemi më të fortë”, tha ai.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1