Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me ftesë të Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamed Al Thani do të zhvillojë vizitë zyrtare në Katar më 6-7 dhjetor për të marrë pjesë në Takimin e 7-të Komitetit të Lartë Strategjik mes dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës turke thuhet se në Takimin e Komitetit të Lartë Strategjik që do të zhvillohet në Doha nën kryesimin e Erdoğan-it dhe Al Thani-t me pjesëmarrjen e ministrave përkatës, do të rishikohen me të gjitha dimensionet marrëdhëniet dypalëshe si dhe do të diskutohet për hapat që mund të ndërmerren për thellimin e bashkëpunimit.
Në takime, krahas marrëdhënieve dypalëshe do të shkëmbehen edhe pikëpamjet rreth çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare.
Me rastin e mbledhjes së Këshillit, në axhendë do të jetë edhe nënshkrimi i teksteve të marrëveshjeve dhe dakordimeve të ndryshme që do të sigurojnë kontribute të rëndësishme për bazën e marrëveshjeve të marrëdhënieve dypalëshe.
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...