“Turqia qëndron pranë popullit vëlla të Libanit,” tha Recep Tayyip Erdogan dhe akuzoi Izraelin se “i ka vënë syrin Libanit pas Gazës”.
“Është jashtëzakonisht serioze dhe e trishtë që vendet, të cilat flasin për lirinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë, janë robër kur vjen puna për t’iu drejtuar një personi të sëmurë mendor si Netanyahu”, tha ai.
Në vazhdim, Rexhep Tajip Erdogan akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se planifikon të përhapë luftën në të gjithë rajonin me pëlqimin e Perëndimit dhe tha se kjo do të çonte në një fatkeqësi të madhe.
“Përpara Perëndimit, bota islame dhe vendet simotra të Lindjes së Mesme duhet të reagojnë kundër këtyre planeve të përgjakshme.
Megjithatë, me keqardhje kemi vënë re se bota islame vepron sikur të ishte tashmë e vdekur.
Ne nuk duhet t’ua japim këtë shans”, tha ai.
Presidenti turk theksoi se Turqia mbështet Libanin dhe u bëri thirrje vendeve të tjera të rajonit të qëndrojnë në solidaritet me vendin./abcnews.al
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...