Google ADS

Erdogan: Masakrat kundër palestinezëve në Gaza pjesë e axhendës së samitit

11:37 | 9 Korrik 2024
R J

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha sot se në samitin e liderëve të NATO-s në Uashington, do të vendosë në rendin e ditës “masakrat kundër popullit palestinez në Gaza”.

Në një konferencë për shtyp në aeroportin Esenboga para nisjes së tij për në Uashington, Erdogan tha se në Doha kishte zhvilluar bisedime shumë serioze për një armëpushim në Gaza.

“Ato hapa që u arritën në Doha nuk kanë përfunduar. Sigurisht që ne po e ndjekim me durim procesin.

Në një kohë të shkurtër do të marrim rezultatin që presim”, tha Erdogan./abcnews.al