Në ditën e tretë të Operacionit Dega e Ullirit në Afrin të Sirisë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përmes një video-konference nga rezidenca presidenciale në Ankara është informuar nga komandanët në rajon, ata në Shtatmadhorinë e Turqisë dhe Komandën e Forcave Tokësore në lidhje me operacionin, njoftuan burimet presidenciale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fillimisht, Erdoğan është lidhur me Qendrën Operacionale të Komandës së Dytë në provincën Hatay, përgjegjëse për transferimin dhe administrimin e operacionit, ndërsa komandanti i kësaj komande, Gjeneral-Lejtnant Ismail Metin Temel, e ka informuar me të dhënat e fundit në lidhje me operacionin në Afrin.
Më pas, presidenti turk ka zhvilluar bisedë me zyrtarët në Qendrën Operacionale të Shtatmadhorisë dhe Qendrën Operacionale të Forcave Tokësore.
Pjesëtarët e forcave turke e kanë informuar presidentin Erdoğan se operacioni po zhvillohet sipas planeve dhe se morali i ushtarëve është në nivelin më të lartë, ndërkohë që Erdoğan u ka uruar sukses në operacionin i cili është duke u realizuar kundër elementeve terroriste në Afrin me qëllim mundësimin e sigurisë kombëtare.
Ndërkaq, Erdoğan është lidhur drejtpërdrejt edhe me guvernatorin e Hatayit Erdal Ata, atë të Şanlıurfas Abdullah Erin, të Kilisit Mehmet Tekinarslan dhe me guvernatorin e Gaziantepit Ali Yerlikaya, prej të cilëve është informuar në lidhje me gjendjen në këto qytete./AA/
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...