Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kërcënoi se do të shuante protestat njëmujore kundër emërimit të rektorit të ri të Universitetit të Stambollit dhe i quajti studentët “anëtarë të grupeve terroriste”.
“Ashtu siç arritëm të dërgojmë terroristë në varret e tyre … ne do të bëjmë të njëjtën gjë diku tjetër”, tha Erdogan, duke iu referuar operacioneve ushtarake kundër rebelëve pro-kurdë në juglindjen e vendit.
“Kurrë më ky vend nuk do t’i mbijetojë një incidenti tjetër Gazi”, Erdogan akuzoi protestat masive të vitit 2013 kundër planit për të rindërtuar Parkun Gazi të Stambollit.
Qeveria e kryeministrit të atëhershëm Erdogan ndaloi me forcë protestat në vend, duke vrarë disa njerëz, raporton Usnews.
Erdogan i bëri vërejtjet pas ndalimeve masive dhe përplasjeve midis policisë dhe protestuesve në Stamboll dhe Ankara, kur policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë qindra protestues paqësorë.
Zyra e guvernatorit të Stambollit tha se 29 persona ishin ende në paraburgim, ndërsa 65 u lanë të lirë.
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...