Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e ka quajtur “spiun gjerman” gazetarin e arrestuar Deniz Yucel. Ai punon për një gazetë gjermane.
Komentet e Erdoganit rrisin më tej tensionet në mes të Ankarasë dhe Berlinit.
“Si agjent gjerman, ky person është fshehur për muaj të tërë në konsullatën gjermane”, ka thënë Erdogan më 3 mars. “Ne për një muaj kemi thënë na e dorëzoni atë sepse ai duhet të dalë para gjykatës”, ka shtuar Erdogan.
Marrëdhëniet mes dy shteteve janë tensionuar, pasi Berlini është shprehur i shqetësuar me arrestimet pas tentim grusht-shtetit të dështuar në Turqi në korrikun e vitit të kaluar.
Protestuesit në mbarë Gjermaninë kanë mbështetur Yucel, gazetari i cili ka shtetësi gjermane dhe turke. Ai punon si korrespondent ka Turqia për gazetën gjermane Die Welte.
Yucel u arrestua më 27 shkurt.
Përveç se e akuzojnë për spiunazh, autoritetet turke kanë thënë se gazetari i arrestuar ka bërë shpërndarë propagandë të grupit të ndaluar në Turqi, PPK-së, si dhe ka mbështetur lëvizjen e kleriut turk, Fethullah Gulen, të cilin Erdogan, e akuzon se qëndron prapa grusht-shtetit.
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit
QKUK: I plagosuri nga sulmi me thikë në Mitrovicë jashtë rre...