Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu dhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kanë shkëmbyer fjalë për përleshjet vdekjeprurëse në kufirin e Gazës.
16 palestinezë kanë mbetur të vrarë të premtën, pasi ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj disa demonstruesve të dhunshëm, transmeton portali arbresh.info
Në lidhje me rastin, Erdogan e ka quajtur Netanyahun “terrorist”.
Komenti erdhi pasi Netanyahu kundërshtoi “mësimet morale” të Ankarasë dhe e akuzoi Turqinë për bombardimin e civilëve jashtë kufijve të saj.
Më pari e ka quajtur Erdoganin si person “që bombardon fshatarët kurdë” në një referencë ndaj operacioneve ushtarake të Turqisë në zonën Afrin të Sirisë.
Në anën tjetër, Erdogan e ka quajtur sulmin e të premtës “çnjerëzor”.
“Hej Netanyahu, ju jeni okupator dhe si një okupator që jeni në ato toka, në të njejtën kohë jeni edhe terrorist”, tha Erdogan.
Lufta e përshkallëzuar e fjalëve vjen mes kritikave ndërkombëtare në rritje ndaj reagimit ushtarak izraelit./arbresh.info/
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë