Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i tha Presidentit Joe Biden gjatë një bisede telefonike të enjten se Izraeli po përpiqet të përshkallëzojë luftën në Gazë në një konfikt më të gjerë në rajon dhe nuk dëshiron armëpushim, njoftoi zyra e tij.
Sipas njoftimit, gjatë bisedës zoti Biden e kishte falenderuar zotin Erdogan lidhur me përpjekjet për zbatimin e marrëveshjes për këmbimin e të burgosurve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Këmbimi u bë në aeroportin e Ankarasë, Esenboga.
Në një deklaratë, presidenca turke tha se zoti Erdogan i tha Presidentit Biden se qeveria izraelite me “çdo hap të sajin” nuk ka treguar gatishmëri për arritjen e një armëpushimi dhe se fjalimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Kongresin amerikan kishte shkaktuar “zhgënjim të thellë” në Turqi dhe botë.
Erdogan tha gjithashtu se vrasja e udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, i kishte dhënë një “goditje të rëndë” përpjekjeve për armëpushim, njoftoi zyra e tij.
Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bisedoi të enjten me ministrin e Jashtëm saudit për rëndësinë e një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë, tha Departamenti amerikan i Shtetit.
Zoti Blinken dhe Ministri i Jashtëm Faisal bin Farhan Al Saud diskutuan gjithashtu mbi nevojën që Forcat e Armatosura sudaneze dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë të marrin pjesë këtë muaj në bisedimet e armëpushimit, shtoi Departamenti./VOA
Mourinho dëshiron ta përforcojë edhe krahun e majtë të mbroj...
Palatova e Zyrës së BE: Urime Kurtit për fitoren dhe partive...
Ylli i Holandës humb Kupën e Botës, nuk arrin rikuperimin me...
Këta janë dhjetë më të votuarit në LDK deri më tani
Këta janë 10 kandidatët për deputet më të votuarit deri më t...
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...