Keith Kellog, emisari i presidentit amerikan, Donald Trump, për Ukrainën dhe Rusinë, ka thënë që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Ukraina t’i mbajë zgjedhjet deri në fund të vitit, sidomos nëse arrin marrëveshje armëpushimi me Rusinë në muajt në vijim.
Sipas tij, zgjedhjet që janë pezulluar gjatë luftës “duhet të mbahen”.
“Shumica e vendeve demokratike mbajnë zgjedhje në kohë lufte. Mendoj se është e rëndësishme të veprojnë ashtu”, ka thënë Kellogg për “Reuters”. “Është mirë për demokracinë. Ajo është e mira e demokracisë solide, kur keni më shumë se një person në garë”.
Presidenti dhe emisari kanë deklaruar se po punojnë në planin për të ndërmjetësuar marrëveshjen e armëpushimit në muajt e parë të administratës së re amerikane. Megjithatë, nuk kanë dhënë detaje për strategjinë që t’i jepet fund luftës së nisur në shkurt të 2022-s.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina do t’i mbajë zgjedhjet këtë vit, nëse luftimet marrin fund, dhe nëse do të ketë garanci të forta për siguri, të cilat do t’ia pamundësojnë Rusisë rikthimin e armiqësive./abcnews.al
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...