Ministri i Shtetit për Çështjet e Jashtme i Emirateve të Bashkuara Arabe, Anwar Gargash, mohoi të ketë pasur përpjekje nga vendi i tij, për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, në favor në Donald Trumpit.
Javën e kaluar, gazeta “The New York Times” njoftoi se djali i Presidentit, Donald Trump i Riu, kishte pasur një takim ku kishin marrë pjesë përfaqësues nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga Arabia Saudite.
Sipas gazetës, një i dërguar i ka thënë Trumpit të Ri se krerët e të dy shteteve dëshironin ta ndihmonin Donlad Trumpin për t’i fituar zgjedhjet presidenciale.
Avokatët e Trumpit të Ri kanë thënë se takimi nuk pati ndonjë rezultat, që sipas gazetës, është një fakt që mund të tregojë se vende të tjera, përveç Rusisë, mund të kenë ndërhyrë, ose janë përpjekur të ndërhyjnë në zgjedhjet e 2016-ës në favor të Trump.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK