Emiratet e Bashkuara Arabe të mërkurën u bënë shteti i parë i Gjirit Persik që hap ambasadë në Izrael.
Ambasadori i Emirateve i çmoi mundësitë për investime dhe tregtinë që do t’i sillnin marrëdhëniet më të ngushta. Në ceremoninë e hapjes së ambasadës mori pjesë edhe presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.
Të bashkuar nga shqetësimet rreth Iranit, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni i normalizuan marrëdhëniet me Izraelin vitin e kaluar, me ndërmjetësimin dhe ndihmën e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Hapja e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Tel Aviv erdhi pas inaugurimit të Ambasadës së Izraelit në Emirate muajin e kaluar.
Emiratet e Bashkuara Arabe thanë vitin e kaluar se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin përfundimisht do të sjellë përfitime edhe për palestinezët. /arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Pse Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimi...
“Pendohem për afrimin me Jozin në Big Brother” – Loredana tr...
Shpërthim i fuqishëm në Diell
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump diagnostikohet me një sëmund...