Autoritet greke kanë deklaruar se kanë ndaluar një skaf jashtë bregut perëndimor që barte 33 emigrantë në Itali dhe kanë arrestuar një të dyshuar si kontrabandist. Gjithashtu, ata kanë theksuar se në një pjesë tjetër të vendit është ndaluar një tjetër skaf me 19 emigrantë dhe tre kontrabandistë.
Në deklaratë thuhet se arrestimet janë bërë mbrëmë pas një ndjekje në ishullin perëndimor të Antipaxos. Nacionaliteti i të arrestuarve nuk është bërë i ditur.
Gjithashtu, të ejten policia në Greqinë e veriut ka bërë të ditur se ka arrestuar tre bullgarë që dyshohet se po kontrabandonin 12 shtetas pakistaneze dhe afganë përmes një furgoni të vogël. Emigrantët u kapën pranë kufirit verilindor të Greqisë me Turqinë./Arbresh.info
Aksident në Prishtinë, s’dihet për të lënduar
Vitality triumfon në IEM Rio dhe shkruan histori në CS2
Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës...
Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke, theksohet ale...
I vërshëruar nga ofertat, Lewas iu ofrohet kontrata e re nga...
Zgjedhjet në Bullgari fitohen nga Radev/ Exit pollet nxjerri...