Miliarderi i teknologjisë Elon Musk tha se Inteligjenca Artificiale dhe robotika humanoide do të riformësojnë në mënyrë dramatike shoqërinë globale, duke parashikuar një të ardhme në të cilën “puna bëhet opsionale” dhe “paratë nuk do të jenë më të rëndësishme”.
Këto deklarata ai i ka bërë në Forumin e Investimeve SHBA-Arabia Saudite në Uashington.
Kështu, ai parashikoi se brenda një “periudhe afatgjate”, të cilin e përcaktoi si 10 deri në 20 vjet, puna tradicionale do të bëhet e panevojshme për shumicën e njerëzve.
“Parashikimi im është se puna do të jetë opsionale”, tha ai. “Do të jetë si të luash sport ose një lojë video… mund të shkosh në dyqan dhe të blesh perime, ose mund t’i rritësh ato në oborrin tënd. Është shumë më e vështirë, por disa njerëz ende e bëjnë këtë sepse u pëlqen të kultivojnë perime. Kështu do të jetë puna – opsionale”.
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...