“El Chapo” aziatik arrestohet në Amsterdam

08:27 | 24 Janar 2021

Policia në Hollandë ka arrestuar kreun e pretenduar të një prej bandave më të mëdha të drogës në botë, me një urdhër të lëshuar nga Australia.

Tse Chi Lop, shtetas kinez, thuhet se është kreu i kompanisë që dominon një treg të paligjshëm të drogës prej 70 miliardë dollarësh në Azi, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

I listuar si një nga të arratisurit më të kërkuar në botë, Tse u arrestua në aeroportin Schiphol të Amsterdamit.

Australia tani do të kërkojë ekstradimin e tij për t’u përballur me gjyqin atje.

Policia Federale Australiane (AFP) beson se Kompania, e njohur gjithashtu si Sindikata Sam Gor, është përgjegjëse për deri në 70% të të gjitha barnave ilegale që hyjnë në vend.

56-vjeçari është krahasuar me Joaquin “El Chapo” Guzman për shkak të shkallës së ndërmarrjes së tij të pretenduar.

Ai më parë kaloi nëntë vjet në burg pasi u arrestua me akuzat e trafikut të drogës në SH.B.A. në vitet 1990.

Mediat australiane, arrestimin e tij e kanë përshkruar si “më të rëndësishmin” për policinë federale të vendit në dy dekada./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara