Minat tokësore që nxitën përplasjen mes Tajlandës dhe Kamboxhias, sipas ekspertëve, ishin të sapovendosura, duke kundërshtuar pretendimet zyrtare të Kamboxhias.
Incidenti ndodhi më 16 korrik, kur një ushtar tajlandez shkeli mbi një minë gjatë një patrullimi pranë një zone të diskutueshme kufitare, duke humbur pjesën e poshtme të këmbës. Ky shpërthim shkaktoi pesë ditë përleshje të armatosura mes dy vendeve fqinje, përpara se një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA të ndalte luftimet.
Forcat e armatosura tajlandeze i treguan agjencisë Reuters mbetje të minave dhe copëza që pretendojnë se janë gjetur në vendngjarje. Sipas analizës së ekspertëve, minat e tipit PMN-2, me origjinë sovjetike, ishin të sapovendosura dhe jo të vjetra, siç pretendon Kamboxhia.
Qeveria e Phnom Penh-it mohoi çdo përfshirje, duke kërkuar një hetim të pavarur ndërkombëtar për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Të dy vendet janë nënshkruese të traktatit që ndalon përdorimin e minave antipersonale, dhe ky rast ka tensionuar marrëdhëniet mes Tajlandës dhe Kamboxhias, në një zonë që ka qenë shpesh burim konfliktesh historike.
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...