Një ekip ekspertësh të mbikëqyrësit global të armëve kimike janë dërguar në Turqi për të mbledhur mostra si pjesë e hetimit mbi sulmin kimik në Siri.
Misioni fakt-mbledhës u dërgua nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) në Hagë për të mbledhur mostra bio-metrike dhe për të intervistuar të mbijetuarit, transmeton portali arbresh.info.
Sulmi me gaz helmues me 4 prill, i cili vrau fëmijë e të rritur, bëri që Shtetet e Bashkuara të nisin sulme me raketa ndaj bazës ajrore siriane.
Misioni ONAK do të përcaktojë nëse janë përdorur armët kimike, por nuk ka mandat që të caktojë fajtorin./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...