Bashkëpunimi midis gazetarëve dhe gjykatësve është mënyra e vetme për të përforcuar transprencën dhe besimin në gjyqësi.
Gjykatësit duhet të jenë të kapshëm për gazetarët dhe regullisht ti informojnë ata për gjitha ndodhitë gjyqësore. Këto janë disa prej këshillave më të preferuara të eksperteve amerikan gjyqësor për të përforcuar bashkëpunimin midis mediave dhe gjyqësitë.Keshtu per TVM2, vlerëson drejtoresha e zyrës për marrdhënie me publikun në Ministrinë e Drejtësisë në Vinskonsin-SHBA, Anne Shfarc.
“Përvojat më të mira nga SHBA, që ne treguam, është vendosja e një plani komunikimi, krijimi i një strategjie për vendosjen e këtij komunikimi. Është inkurajuese fakti që vecmë kanë filluar diskutimet dhe takimet mes gjykatësve dhe mediave, nuk e di se sa të rregullta duhet të jenë këto takime por e di se duhet të diskutohet dhe ajo që kanë filluar diskutimet, tregon se gazetarët mund të shpresojnë në rregullimin e mardhënies me gjykatat. Ne i inkurajojmë ata të diskutojnë rreth mediave sociale, ata mund të interesohen e të eksplorojnë Facebook-un apo Tuiterin. Nëse duam të dimë se kuzhvillohen diskutimet aktualisht, publiku i është drejtuar mediave sociale dhe mendoj se kjo është një hapësirë nga e cila gjykata duhet të drejtojë vëmendjen.” – tha drejtoresha e zyrës për marrdhënie me publikun në Ministrinë e Drejtësisë – SHBA, Anne Shfarc.
Në këtë drejtim poashtu i rëndësishëm është komunikimi i drejtëpërdrejt midis prokurorëve publik dhe gazetarëve gjatë proceseve hetimore, spepse prokurorët per shkaqe hetimore nuk japin detaje, ndërsa gazetarët zbulojnë rretha dhe burime të reja të cilët mund të pengojnë hetimet e prokurorëve. /Express/
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...
Romero në listën e dëshirave të Realit për merkaton e verës
Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Prizren
Lirohet nga akuza arsimtari që akuzohej se hodhi flamurin dh...
Gjiganti i Premier Leagues futet në garë për Sandro Tonalin
Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave p...