Gjatë vitit 2020 ekonomia gjermane ka pësuar rënie, e cila edhe kondierohet si kriza më e madhe financiare që nga ajo e vitit 2009.
Pandemia ka ndikuar që ekonomia më e fortë në BE të pësojë rënie për 5 përqind, shkruan euroneës, transmeton portali arbresh.info
Të dhënat për ekonominë në rënie janë deklaruar nga Instituti i Statistikave në Gjermani.
Megjithatë, ka një shenjë pozitive, pasi recensioni ishtë më i pak i rëndë në krahasim me 11 vite më parë, kur produkti i brendshëm ra me 5.7 përqind.
Për të kufizuar dëmtimin e ekonomisë së parë të Eurozonës ishte ndërhyrja masive shtetërore e ndihmës dhe mbështetjes për bizneset dhe qytetarët. Sipas disa analistëve, vendi shikon të ardhmen me një farë optimizmi.
Berlini ka filluar planin e madh të rimëkëmbjes, duke ulur TVSH-në nga 19 në 16 % dhe duke dhënë një bonus prej 300 eurosh për fëmijët.
Ndërhyrjet publike dhe rënia e të ardhurave nga taksat kanë prodhuar një rritje rekord në deficitin e përgjithshëm të shtetit i cili arriti në 4.8 përqind.
Gjermania është goditur rëndë nga vala e dytë e pandemisë, duke shkaktuar edhe rënie ekonomike për shkak të izolimit, transmeton portali arbresh.info
Për ministrin gjerman të Ekonomisë, Peter Altmaier, rimëkëmbja e madhe do të ndodhë vetëm në vitin e ardhshëm, por ekonomia duhet të vazhdojë të rritet muaj pas muaji. Sipas parashikimeve ekonomike të vjeshtës 2020 të hartuara nga Brukseli, ekonomia e zonës euro, e cila u tkurr me 7.4% në 2020, pritet të rimëkëmbet pak këtë vit me rritje prej 4.1% dhe 3% në 2022.
Humbjet e vendeve të punës dhe rritja e papunësisë kanë tensionuar jetën e shumë europianëve. Masat e politikave të marra nga shtetet anëtare, së bashku me iniciativat në nivelin e BE-së, kanë ndihmuar në zbutjen e ndikimit të pandemisë në tregjet e punës./arbresh.info/
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?