Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit dje njoftoi se numri i përgjithshëm i vdekjeve është 14
Të paktën dy gjeneralë të ushtrisë kanë vdekur nga koronavirusi në Egjipt në më pak se 24 orë.
Sipas të përditshmes Youm 7, për të cilën bëhet e ditur se është e afërt me regjimin egjiptian, Gjeneral Major Shafia Abdel Halim Dawood është oficeri i dytë i lartë i ushtrisë i cili vdiq nga koronavirusi.
Më herët, e përditshmja Al-Ahram raportoi se një oficer tjetër i ushtrisë, i identifikuar si Gjeneral Major Khaled Shaltout, i cili po merrte pjesë në operacionin e sterilizimit mbarëkombëtar, vdiq për shkak të koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit dje njoftoi se numri i përgjithshëm i vdekjeve është 14. Përmes një kumtese, ministria informoi se ka 33 raste të reja të konfirmuara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 327. Në kumtesë thuhet se 56 persona janë shëruar nga sëmundja.
Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, u shfaq për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa sipas të dhënave të universitetit amerikan Johns Hopkins, ai është shpërndarë në më shumë se 169 shtete dhe rajone.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur sëmundjen pandemi botërore./AA
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell