Pandemia globale Covid-19 ka ndërprerë një mori aktivitetesh sportive, ndërsa së fundi është vendosur anulimi edhe i maratonës së New Yorkut, e cila këtë nëntor pritej të zhvillohej për herë të 50 në histori.
Organizatorët e quajtën një risk shumë të madh grumbullimin e më tepër se 50 mijë maratonistëve, por edhe rreth një milionë njerëzve që ndjekin këtë maratonë si spektatorë, ndaj vendosën anulimin.
Pikërisht për këtë arsye, është njoftuar që edicioni jubile i maratonës së New Yorkut të mbahet në nëntor të 2021-shit, duke qenë se nuk duan të rrezikojnë aspak këtë vjeshtë, aq më tepër kur parashikohet një valë e dytë e koronavirusit./koha.mk/
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit
“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj reagon...
Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ...
LDK reagon ashpër ndaj seancës së VV-së për presidentin: Sab...