Bosi i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman personalisht ka torturuar dhe vrarë rivalët e tij, thotë ish truproja e tij në gjykimin që po mbahet në Nju Jork.
Në dëshminë më të tmerrshme të deritanishme, Isaia Valdez Rios përshkroi të ketë parë “El Chapo” duke rrahur brutalisht të paktën tre burra para se t’i qëllonin, transmeton portali arbresh.info.
Guzman, përballet me 17 akuza përfshirë trafikim dhe pastrim parash dhe mund të burgoset për tërë jetën.
Ish kapoja e kartelit Sinaloa është kapur në vitin 2016 pasi u arratis nga burgu.
Ai përdori një tunel për të dalë nga burgu në Meksikë, por u arrestua pesë muaj më vonë dhe u ekstradua në SHBA në vitin 2017./Arbresh.info/
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...