Mesa duket eksperimenti suedez mbi kontrollin e pandemisë, me anë të “teorisë së Imunitetit të masës” nuk ka pasur sukses.
Vendi nordik nuk pati valë të parë COVID kur kishte i gjithë kontinenti europian, por është mbërthyer tani nga vala e dytë. Kështu Suedia është detyruar të verë në zbatim masat ekstreme që deri tani i kishte shmangur.
Javën e kaluar, u shënua rekordi prej mbi 4700 infektimesh ditore, teksa në periudhën mars-maj kur e gjithë Europa ishte mbyllur në karantinë, infektimet ditore kanë qenë 3 herë më të ulëta, shkruan euronews, përcjell Albinfo.ch.
Kjo e bëri të panevojshme në atë kohë vendosjen e karantinës kombëtare në këtë vend, çka e bëri Suedinë shembull suksesi në gjithë globin për kapërcimin e pandemisë pa pasoja të rënda në ekonomi.
Në daljen e tij më të fundit, kryeministri Stefan Lëven shpalli për të parën herë gjendjen e shtetrrethimit prej 20 nëntorit deri në fund të shkurtit.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...