Mediat gjermane pretendojnë se kancelarja gjermane Angela Merkel tha se masat kufizuese të vendosura për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) duhet të vazhdojnë të paktën edhe për dy muaj të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetës “Bild”, Merkel në takimin e grupit të punës për çështje të brendshme tha se është e nevojshme që masat e rrepta të qëndrojnë në fuqi edhe për 8-10 javë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Raportohet gjithashtu se Merkel paralajmëroi se numri i rasteve do të rritet dhjetëfish deri në festën e Pashkëve nëse nuk arrihet të mbahet jashtë vendit lloji i ri i koronavirusit, i cili kohët e fundit u shfaq në Britaninë e Madhe.
Pashkët Ortodokse në 2021 festohen më 2 maj, ndërsa Pashkët Katolike më 4 prill.
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...