Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Lamia të Greqisë. Traktori me të cilin punonte i riu shqiptar u përmbys, duke i marrë atij jetën.
Mediat greke raportojnë se 20-vjeçari kishte marrë traktorin për të punuar në një ullishte. Ndërkohë, rrugës për të shkuar atje, në rrethana të paqartë, mjeti është përmbysur duke e zënë poshtë.
Një banor njoftoi menjëherë policinë. Ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet zjarrfikëse që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të të riut.

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...