Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se është “thellësisht e shqetësuar” nga pamjet nga Rripi i Gazës dhe theksoi se duhet hetuar se çfarë ndodhi në veri të enklavës palestineze, kur dhjetëra palestinezë u vranë teksa prisnin në radhë për ushqim.
“Jam thellësisht e shqetësuar nga pamjet nga Gaza. Duhet bërë çdo përpjekje për të hetuar atë që ka ndodhur dhe për të siguruar transparencë,” shkroi Von der Leyen në rrjetin social X.
Ajo shtoi se ndihma humanitare është “shpëtim për ata që kanë nevojë”, duke theksuar se është e nevojshme të sigurohet aksesi në ndihma humanitare.
“Ne qëndrojmë pranë civilëve dhe bëjmë thirrje për mbrojtjen e tyre në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha presidentja e Komisionit Europian.
/abcnews.al
44 aksidente rrugore e mbi 1400 gjoba trafiku brenda 24 orëv...
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Vërmicë për posedim të s...
Trump “prezanton veten” si president në detyrë i Venezuelës
Zëvendësambasadori gjerman takohet me Jasharin, flasin për t...
Vjedhje në Ferizaj, shtetases së huaj i merret çanta me 1000...
Osmani: 5 vite pa ndalë në mbrojtje të Kosovës dhe kundër pr...