Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, vlerëson se vendi i tij nuk mund ta ndalojë luftën kundër Rusisë i vetëm, teksa thotë se shtetet duhet të veprojnë tani përpara se të jetë “shumë vonë”.
Zelensky në një intervistë për Skynews përsëriti thirrjen e tij për Perëndimin që të vendosë një zonë ndalim-fluturimi.
Ai akuzoi vendet se janë të pavendosura në çështjen e “mbylljes” së qiejve kundër atyre që ai i quajti “nazistët” – dhe tha për kombet perëndimore: “Nuk mund të vendosni të mbyllni ose të mos mbyllni. Nëse jeni të bashkuar kundër nazistëve dhe këtij terrori, duhet të mbyllni, mos prit të të pyes disa herë, një milion herë, mbylle qiellin” tha Zelensky.
“Mbyllni qiellin dhe ndaloni bombardimet,” tha ai, duke apeluar që bota të veprojë më shpejt.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...