Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Flamulio të Trikalës, Greqi, ku një i ri 18-vjeçar vrau nënën e tij dhe më pas njoftoi vetë Policinë për krimin.
Sipas mediave vendase, i riu jetonte me babanë e tij, pasi prindërit ishin të divorcuar. Mësohet se në një moment përplasjesh, ai ka mbytur nënën 54-vjeçare me një peshqir, për arsye ende të paqarta.
Pas ngjarjes, 18-vjeçari ka telefonuar policinë dhe ka pranuar aktin, duke i udhëzuar autoritetet drejt vendngjarjes. Menjëherë pas mbërritjes në banesë, policia e ka arrestuar.
Hetimet janë në vijim, ndërkohë që pritet zbardhja e plotë e motiveve që çuan në këtë akt ekstrem.
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së
Sveçla: Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu, dënime ma...
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...