E rëndë: 10 vjeçarja mbetet shtatzënë nga përdhunimi që i kishte bërë xhaxhai i saj

20:06 | 21 Korrik 2017

Një vajzë në Indi është përdhunuar nga xhaxhai i saj, ku ajo kishte mbetur shtatzënë. Përpjekjet e saj për t’i bindur autoritetet indiane për ta abortuar fëmijën janë të kota.

10 vjeçarja është shtatzënë në muajin e gjashtë, por një gjykatë indiane deklaroi se aborti nuk është “opsion në këtë fazë” të shtatzënisë.

Vajza e njoftoi nënën e saj se ajo ishte përdhunuar, pasi ajo ishte ankuar për dhimbje stomaku.

Gjithashtu vajza 10 vjeçare tha se ishte sulmuar seksualisht gjashtë herë nga xhaxhai i saj, kur ai kishte vizituar shtëpinë e tyre në indi, raporton “Indian Express”.

Ata aplikuan në gjykatë për të lejuar që ajo ta abortnote fëmijën, por ligji Indian thotë se gratë për të pasur një abort, procedurat zgjasin deri në 20 javë, përveç në ato raste kur kërcënohet jeta e nënës ose nëse fetusi nuk është gjenetikisht në rregull.

Por, vajzën e përdhunuar nga xhaxhai i saj e kontrolluan tetë mjekë dhe ata vendosën që ajo të lindë sepse “fetusi i saj është i qëndrueshëm dhe mund të mbijetojë”.

Një nga mjekët deklaroi për “CBS” se “Aborti nuk është një opsion në këtë fazë. Mënyra e vetme për të ndërprerë shtatzëninë është të lindë fëmijën”.

Por në anën tjetër mjeku Puneet Bedi tha se aborti duhet “të ndodhë menjëherë për të mbrojtur mirëqenien psikologjike të vajzës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara