Pas një interviste tronditëse ku ish-gruaja e Donald Trump ka treguar detaje private nga jeta e tyre dhe ka e quajtur veten Zonja e Parë e Ameriks, Melania duket se ka vendosur “të marrë situatën në dorë.”
Zëdhënësja e saj i ka përshkruar komentet e ish-gruas së bashkëshortit si mënyrë e ulet “për të tërhequr vëmendjen”. Ivana Trump tha për “Good Morning America” në “ABC News” se ajo ishte parë gruaja e pare e Presidentit Trump dhe se ishte zyrtarisht Zonja e Parë”. Ajo tha se kishte lidhje të drejtpërdrejta në Shtëpinë e Bardhë, por nuk donte “të shkaktonte ndonjë lloj xhelozie”.
Ivana madje po promovon librin e saj “Raising Trump”, që pritet të dalë në treg të martën, shkruan syri.net. Ajo u martua me Donald Trump në vitin 1977, por ata u divorcuan në vitet 1990 për shkak të lidhjes së tij me Marla Maples, e cila u bë gruaja e dytë e Shefit të Shtëpisë së Bardhë.
Ivana dhe Donald kanë tre fëmijë, Donald Jr, Ivanka dhe Eric Trump. Por ajo tha se fliste me ish burrin e saj një herë në dy javë.
“Unë kam numrin e tij, por unë nuk e telefonoj shpesh, sepse e di Melania është aty. Nuk dua ta bëj xhelozë apo diçka të tillë, sepse unë jam gruaja e parë e Trump. Unë jam Zonja e Parë, në rregull?”, u shpreh ajo.
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi