Obsesioni me makinat nuk njeh kufij, dhe shembulli i fundit vjen nga provinca kineze Liaoning, ku u mbajt një funeral i çuditshëm.
Pranë varrit të një burri, një ekskavator varrosi një Mercedes Benz S450L të zi me vlerë rreth 130 mijë euro në një gropë. Së bashku me një shirit të kuq përreth makinës, vëmendjen e tërhoqi edhe një targë e personalizuar “8888’, e cila sipas mediave lokale kushton rreth 12 mijë euro. Numri 8 konsiderohet simbol i pasurisë dhe fatit në Kinë.
Pasi varrimi i çuditshëm u bë viral në internet, autoritetet lokale nisën një hetim sepse varrosja e makinave në tokë është e paligjshme. Policia po heton të gjitha rrethanat.
Edhe pse shumë besojnë se nuk ka asgjë të keqe në të gjithë historinë sepse bëhet fjalë për dëshirën e fundit të të ndjerit, shumica janë të neveritur nga funerali dhe pretendojnë se është një ceremoni e turpshme me mburrje të tepruar.
View this post on Instagram
Zjarri në Tiranë, katër persona dërgohen në spital të asfiks...
Agjenti i Calhanoglut shuan zërat: Hakan është mirë te Inter...
Më shumë se 10,000 trupa amerikane të përfshira në bllokadën...
Arrestohet një serb në veri për krime lufte në Kosovë
Kurti: Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndih...
Zjarr i madh në një ndërtesë në Tiranë