Viktima e një aksidenti qëndroi i mbyllur për dy ditë radhazi në një frigorifer morgu, përpara se të ndodhte e pashmangshmja dhe vdiq vërtetë.
Msizi Mkhize u deklarua i vdekur pasi u përfshi në një aksident me motor në Kwa Mashu, Afrika e Jugut, javën e shkuar.
Trupi i tij u transportua në morgun e Phoenix dhe u vendos në frigorifer derisa të afërmit të vinin për ta identifikuar.
Por kur familja e tij erdhi pas dy ditësh, ata u shokuan kur zbuluan se ai kishte ende puls.
28 – vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalitn Mahatma Gandhi, ku mjekët u përpoqën për 5 orë me radhë për ta sjellë në jetë. Fatkeqësisht ishte tepër vonë dhe ai vdiq, këtë herë përfundimisht.
Babai i tij, Peter Mkhize duke folur për “The Times” tha se nuk kishte fjalë për të përshkruar atë që i kishte ndodhur të birit./tvklan/Arbresh.info
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...