Disa pamje të marra nga kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e tmerrshëm kur një helikopter u përplas për një ndërtesë, gjatë një tentative të ngritjes në rajonin e Tyumenit të Siberisë në Rusi.
Në pamjet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, helikopteri Mi-8T shihet duke lëvizur përpara – por jo duke u larguar – dhe duke përplasur në një ndërtesë me helikën e saj.
Për fat të mirë thuhet se nuk kishte të lënduar nga ky aksident, i cili ndodhi në aeroportin Pojkovsky në Yugra të hënën.
Sipas të dhënave paraprake, helikopteri nuk ishte në gjendje të ngrihej në ajër për shkak të mbingarkesës së ngarkuar. /Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...