Partia “Les Républicains” është e mbledhur dhe e vendosur të mbështesë kandidatin e saj në presidenciale, François Fillon, garantuan sot në mbrëmje krerët e partisë së djathtë franceze në përfundim të një mbledhje në Paris.
“Komiteti politik rinovoi njëzëri mbështetjen e tij për François Fillon”, deklaroi presidenti i Senatit, Gerard Larcher duke shtuar se “Les Républicains” janë të mbledhur dhe të vendosur në mbështetje të kandidatit të tyre.
François Fillon ndodhet prej disa javësh në mes të një skandali për punësimin fiktiv të anëtarëve të familjes së tij, që i ka sjellë një rënie nga vendi i parë në vend të tretë në sondazhet për presidencialet franceze.
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA