“Është jashtëzakonisht e dhimbshme për delegacionin qeveritar sirian që të ulet në të njëjtën dhomë me sirianët e tjerë të dyfishtë që kanë lidhje me agjendat e huaja, por Damasku është gati të bëjë gjithçka që duhet për të shpëtuar vendin”, është shprehur kreu i qeverisë sirianë, Bashar Xhafari, gjatë takimit për paqe për Sirinë në Astana.
Ai shtoi se kjo nuk është hera e parë që Damasku ulet në një tryezë të bisedimeve me opozitën, pasi sipas tij ata kishin bërë një lloj takimi të tillë në Moskë, transmeton arbresh.info.
Sipas zyrtarit qeveritar sirian, Damasku është i gatshëm të bëjë gjithçka për të shpëtuar vendin, por vetëm në bazë të kuadrit të rendit të ditë.
Qëllimi i bisedimeve për Sirinë në Astana është konsolidimi i armëpushimit, ndërsa Xhafar shtoi se bisedimet e ardhshme në Gjenevë janë një proces i ndryshëm.
“Astana është Astana, ndërsa Gjeneva është Gjenevë. Në Astana takimi është mbajtur për një arsye shumë të veçantë, për një qëllim të veçantë…konsolidimin e regjimit për ndërprerjen e armiqësive, ndërsa takimi në Gjenevë është i ndryshëm nga ky në Astana”, ka theksuar ai.
Kreu i opozitës siriane, Mohammes Alloush, tha delegatët nuk do të bien dakord për të lejuar Iranin që të ketë rol në zgjidhjen e konfliktit gjashtë-vjeçar./Arbresh.info
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...