Policia në Kaliforni raportohet të ketë arrestuar një të dyshuar lidhur me famëkeqin Vrasësi i Shtetit të Artë ku 12 personave iu mor jeta, 45 persona të tjerë u dhunuan dhe u kryen 120 vjedhje në vitet 1970 dhe ’80.
Media amerikane thotë se një njoftim zyrtar pritet të bëhet shpejtë, transmeton portali arbresh.info.
I dyshuari ka qenë duke jetuar në zonën e Sakramentos dhe është identifikuar pas përpjekjeve të reja për të zgjidhur rastin, raporton Sacramento Bee.
Ai thuhet se u arrestua në dy akuza për vrasje.
Jane Carson-Sandler, e cila ishte viktima e pestë e përdhunuesit në tetor 1976, i tha gazetës Island Packet se detektivët i kishin shkruar asaj të mërkurën për ta informuar atë për arrestimin./Arbresh.info/
Numërohen mbi 90 për qind të votave, LDK kryeson në vetëm n...
Gjini: Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...