Shpërthimet e bombave në ISIS-Afganistan kanë lënë dy të vrarë e rreth 20 të lënduar në sulmin e parë vdekjeprurës që nga largimi i forcave amerikane e britanike muajin e kaluar.
Tri shpërthime e goditën kryeqytetin provincial të provincës lindore, Jalalabad, të shtunën në sulmet që i kishin për cak automjetet e talibanëve, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmet, por militatët e ISIS-it, që e ka selinë kryesore në atë zonë, janë armiq me talibanët.
Dega e ISIS-it për Afganistan, ISIS-K, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në aeroportin e Kabulit muajin e kaluar, ku u vranë mbi 170 persona, përfshirë 13 ushtarë amerikanë.
Ndryshe, që nga ardhja në pushtet, talibanët po përballen me probleme të mëdha ekonomike e të sigurisë. Sfidë shtesë për ta janë militantët e ISIS-it. /arbresh.info/
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së
Sveçla: Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu, dënime ma...
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...