Dy persona kanë gjetur vdekjen pasi dy automjete u “zhdukën” nga rruga për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në Moore, Oklahoma, tha policia.
Pas një kontrolli, trupat e dy personave, një femër e rritur dhe një fëmijë 12-vjeçar, u gjetën jashtë një prej automjeteve, tha për ABC News zëdhënësi i policisë Moore, Clint Byley.
Reaguesit e parë thanë më herët se po kërkonin dy persona që kishin qenë në një Jeep, pasi tre persona të tjerë u deklaruan të sigurt.
Një nga ata që u shpëtuan kishte qenë gjithashtu në Jeep, tha policia. Dy të tjerët që u shpëtuan ishin në një kamion, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Përmbytjet vijnë pasi më shumë se 30 milionë amerikanë janë në gatishmëri për mot të ashpër këtë fundjavë të Pashkëve, pasi disa shtete në Heartland tashmë janë goditur nga tornado, breshër dhe erëra të dëmshme.
Policia kishte thënë më herët se po punonte për të ndihmuar “më shumë se një duzinë” shoferë, automjetet e të cilëve ishin bllokuar në ujë. /Telegrafi/
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...