Dy persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë lënduar pasi u goditën nga një veturë në një rrugë të ngarkuar në New Orleans të Shteteve të Bashkuara.
Policia e ka arrestuar një person lidhur me këtë incident, i cili ndodhi rreth orës 20 sipas kohës lokale.
“E kemi arrestuar menjëherë personin e dyshuar sepse qytetarët e kanë ndalur atë duke u përpjekur ta ndihmojnë. Ata kanë menduar se ai thjesht është përfshirë në një aksident të paqëllimshëm”, tha një zyrtar policor.
Një dëshmitar ka thënë se e ka parë një veturë sportive që i ka goditur disa persona. Sipas tij, vozitësi i kësaj veture ka filluar të vrapojë, por më pas është shtrirë në tokë dhe ka mbetur pa vetëdije.
Raportohet se viktimat e këtij incidenti janë një burrë dhe një grua të moshës rreth 30-vjeçare. Ndërkaq, personat e plagosur janë të moshës 28 deri 65-vjeçare. Tre persona që janë dërguar në spital ndodhen në gjendje të rëndë, shkruan “The Guardian”./ Express.
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...