Italia dhe Spanja e bënë të qartë sot se nuk janë të gatshme të mbështesin propozimin e Bashkimit Evropian për të premtuar deri në 40 miliardë euro (43,67 miliardë dollarë) ndihmë ushtarake për Ukrainën këtë vit, me secilin vend që të kontribuojë sipas madhësisë së ekonomisë së tij, raporton “Reuters”.
Ky pozicionim vjen pasi zyrtarët e BE-së thanë se është jetike të vazhdohet ndihma për Ukrainën mes pasigurisë mbi të ardhmen e mbështetjes së SHBA-së nën administratën e Donald Trumpit, që i ka dhënë fund izolimit diplomatik të Rusisë dhe po u bën presion të dyja palëve për të negociuar.
Italia, Sllovenia, Spanja, Portugalia, Greqia dhe Qiproja janë ndër ato vende që kanë dhënë më pak, pasi kanë siguruar më pak se 0,5% të PBB-së së tyre.
Hungaria, e cila është më miqësore me Rusinë, është në fund të listës së BE-së.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës