Një laborator heroine u zbulua nga policia italiane e Padovës në Itali ku 2 shqiptarë u vunë në pranga.
Emrat e tyre nuk bëhen të ditur, por ata janë të moshave 41 dhe 34-vjeç, me banim në Viçenca.
Aksioni u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës, por hetimet nisën pas lëvizjeve të disa personave të njohur për policinë për precedentë në trafikun e drogës.
Ata çuan në identifikimin e një vile në Rampazo ku u zbulua një apartament brenda së cilit ishte krijuar një rafineri e sofistikuar e heroinës. Sipas lapsi, shqiptarëve iu gjet 30 kg heroinë e ndarë në pako nga 0.5 kilogram e gatshme për tu hedhur në tregjet e Padovës, Viçenës dhe Venecias./lapsi.al
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...